Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren ka mirëpritur një bashkim me këtë skuadër të yllit të basketbollit LeBron James, pasi ky i ka ofruar shërbimet e tij këtij klubi.
Kroati ka thënë se madje do të ia ofronte edhe numrin e fanellës së tij LeBron në rast të një kalimit.
Skuadra e Klopp është në ShBA në kuadër të parapërgatitjeve për sezonin e ri ku do të zhvillojë edhe një ndeshje me Chelsean.
“Nëse LeBron e do numrin tij atëherë nuk do të mendoj dy herë. Ai është mbret”, ka shkruar Lovren në Instagram, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.