Lajmet e fundit

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, feston sot 32-vjetorin e lindjes. Futbollisti nga Gjakova ka marrë shumë urime nga tifozët dhe kolegët e tij për ditëlindjen.
Një urim i veçantë ka ardhur për të edhe nga klubi i tij, Lacio. Loriku u frymëzua nga babai i tij, Agim Cana, për t’u bërë futbollist.
Cana u bë pjesëtar i Kombëtares shqiptare që nga viti 2003, pasi u thirr nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai e pranoi kërkesën dhe bëri debutimin e tij me kombëtaren më 11 qershor, që në moshën 19-vjeçare.