Lajmet e fundit

Brendi i njohur kozmetik L’oreal Paris, ka bërë historinë duke bërë dicka të jashtzakonshme!
Kjo pasi për herë të parë, në një reklame produkti të tyre, aty bën pjesë edhe një modele me mbulesë, e cila promovon një maskë për rehabilitimin e flokëve, transmeton Klan Kosova.
''Ne e dijmë se çfarë mendoni- si funksionon kjo kur nuk mund t’i shihni flokët e saj?'', thuhet të kenë deklaruar nga L’Oreal Paris.
Megjithatë kjo reklamë, është mirëpritur jashtëzakonisht shumë pasi në këtë promovim janë të përfshira modele të ndryshme të fushës së kozmetikës.
Blogerja amerikane Amena Khan thotë se është tërësisht logjike, sepse bukuria ka të bëjë me atë se si ndiheni, po aq për atë se si dukeni.
''Nëse flokët e juaja shfaqen apo jo, kjo nuk do të ndikojë sa keni kujdes për të'', përfundon ajo, transmeton Klan Kosova.
Amena aktualisht po promovon ‘Elvive’ të L'oreal Paris, një linjë që freskon flokët e dëmtuara ndërsa për Vogue ajo ka shtuar se është një marrëveshje e madhe për të hedhur dikë si ajo në këtë seri të fundit.