Lajmet e fundit
I daluri nga akademia e klubit po ndjek hapat e Pep Guardiolës dhe Luis Enriques, si tjetër ish-lojtar i blaugranëve që merr drejtimin e skuadrës së dytë.

Gerard Lopez është i fundit nga ish mesfushorët e Barcelonës që merr rolin e trajnerit të Barcelona B.
36 vjeçari do të përcjellë hapat e Pep Guardiolës dhe Luis Enriques duke marrë drejtimin e skuadrës së dytë të Barçës.
Guardiola si edhe Luis Enrique fituan tripletën me skuadrën e parëë pasi kaluan nga Barcelona B, ndërsa shefi i ri është i fokusuar në ringjitjen e skuadrës në divizionin e dytë.
“Është nder që të kthehm në klub”.
“Familja ime është e lidhur me Barcelonën, unë kam kaluar shumë vite këtu, prandaj kthimi këtu ëshët përtej pritshmërive”.
Në periudhën e tij pesëvjeçare tek Barcelona, Gerard ka luajtur 140 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.