30.04.2019 · përditësuar para 2629 dite1 min lexim
Këngëtarja shumë e famshme, Jenifer Lopez, ka dhënë një intervistë shumë të veçantë.
Ajo është “intervistuar” nga fëmijët e saj binjakë, Max dhe Emme.
Të dy i bënë shumë pyetje, por më interesantja ishte ajo: se si u ndje nëna e tyre kur e zbuloi se ishte shtatzëne dhe se kishte jo një, por dy bebe.
“Kur kuptova që isha shtatzënë isha në Portugali dhe po bëja një show të madh. Në një moment ulem të bëj grimin dhe ndjej sikur kisha një flutur në stomak”.
“Menjëherë më shkoi në mendje që mund të isha shtatzënë, sikur e ndjeva. Shkova tek doktori dhe bëra kontrollet e nevojshme, megjithëse barku im ishte shumë i sheshtë. Doktori më bëri eko dhe më tha: E shikon atë që duket si një bizele e vogël është fëmija yt”.
“E shikon atë tjetrën dhe ai është fëmija yt’. Isha e shokuar, por shumë e lumtur. Po qeshja si e çmendur”.
https://www.youtube.com/watch?v=v9mApYxt8kg
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.