Motoristi spanjoll Alonso Lopez e ka shkaktuar befasinë më të madhe në kategorinë Moto 2 të shtunën në Argjentinë.
Ai përpos që e vendosi kohën më të shpejtë në shtegun Termas de Rio Hondo vendosi edhe rekord të ri transmeton klankosova.tv.
Alonso hyri në cak me kohën 1.42.472 e cila ia siguroi vendin e parë startues për garën e së dielës dhe e vendosi atë në librat e rekordeve të Argjentinës.
Nga pozita e dytë do të niset spanjolli Aron Canet ndërsa një vend më poshtë do të jetë tajlandezi Somkiat Chantra.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.