Lajmet e fundit
Trajneri spanjoll ka vendosur që ta shtojë ritmin e lojës të skuadrës, duke shtuar presionin tek mesfushorët e skuadrës, për ta dominuar lojën në raport me kundërshtarin

Trajneri i ri i Real Madrid, Julen Lopetegui, ka thënë se stili i lojës i të Të Bardhëve do të ndryshojë.
Pas debatit se cilin stil të lojës do të përdor, ai u përgjigj se do të luhet lojë e shpejtë dhe sulmuese, shkruan Marca.
Lopetegui është duke ndërtuar një ekip sulmues me të cilin do të mund të organizojë sulme të shpejta për ta gjunjëzuar kundërshtarin.
Në këto parime do të ndërtohet loja e tij, por Lopetegui e di se ai ka një skuadër mjaft të fortë për të aplikuar edhe stile të tjera në varësi të situatës së lojës dhe kundërshtarëve.
Shumëllojshmëria e lojtarëve si Toni Kroos, Luka Modriq, Isco dhe Dani Ceballos siguron mundësi të luhen stile të ndryshme të lojës në mesfushë që do t’i kishte zili çdo trajner.