Lajmet e fundit

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, i ka dhënë mbështetjen VAR-it në La Liga.
Fundjava në Spanjë pati një numër vendimesh kontroverse nga krerët e ligës, shkruan Eurosport, përcjell Klan Kosova.
Barcelona u frustrua pas vendimit të referit për ta ndëshkuar me karton te kuq mbrojtësin Clement Leglet në ndeshjen ku kampioni aktual barazoi 2 me 2 me Girnonan. Trajneri i katalunasve akuzoi sistemin e VAR-it pasi kjo kishte shkaktuar largimin e lojtarit të tij nga loja.
Në anën tjetër, Real Madridi siguroi tri pikë për shkak të këtij sistemi. Goli i Marco Asensios u vu në dyshim nga gjyqtarët për shkak të pozitës jashtë loje, mirëpo VAR argumentoi se ai ishte një gol i rregullt.
Trajneri i mbretërve beson se kjo është një ndihmë e madhe për gjyqtarët.
“Perfektja nuk ekziston por për mua ky është një sistem që ndihmon gjyqtarët të marrin vendime”, ka thënë spanjolli.
Reali i shkon në shtëpi Sevillas të mërkurën, një kundërshtar që i ka shkaktuar gjithmonë probleme. “Los Blancos” nuk kanë arritur të shënojnë fitore në stadiumin “Sanchez Pizjuan” që nga viti 2015.
Madje, Lopetegui do të përballet edhe me mungesa të lojtarëve kryesorë të skuadrës. Isco Alacron do t’i nënshtrohet një operacioni të zorrës qorre që do t’i shkaktojë mungesë së paku një muaj.