Lajmet e fundit

Trajneri Real Madrid, Julen Lopetegui pas disfatës së thellë 5-1, ndaj Barcelonës ka deklaruar se nuk është duke e menduar dorëheqjen nga klubi madrilen.
“Nëse nuk kam dhënë dorëheqje deri tani, atëherë mos e prisni. Unë thjesht dua të rris moralin e lojtarëve të mi. Unë kam besim te ky ekip dhe këta lojtarë”, është shprehut spanjolli.
Për të nuk ishte e lehtë humbje e sotme, njofton Klan Kosova.
“Një humbje është gjithmonë e vështirë, aq më shumë në shtëpinë e Barcelonës, por kishim raste të pastra për të barazuar ndeshjen e për të ndryshuar fatin e saj”, ka shtuar Lopetegui.
Pas disfatës ndaj katalunasve analistët e futbollit kanë deklaruar se shkarkimi i tij është vetëm çështë ditësh.