Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj ka bërë të ditur se ka nisur përgatitjen e projekteve të reja muzikore.
Në emisionin “Kosova Today”, Londrimi po ashtu deklaroi se të dielën do e ketë performancën e parë që nga pas daljes nga Big Brother, transmeton Klankosova.tv.
“Duke marr parasysh që bash në ditën e Bajramit unë nuk jam me familjarët e mi, si krejt qysh e bojnë, jam jashtë shtetit për punë, do të thotë që unë veç kam filluar me përgatit gjëra të bukura, dhe me i sjell publikut risi”, tha Londrimi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=TfynBU6xWSA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.