Lajmet e fundit
Skuadra që drejtohet nga Arsene Wenger u tregua më e fortë se ajo e Mauricio Pochettino, duke fituar derbin e Londrës dhe të kësaj xhiroje në Premierligë

Arsenal e ka mposhtur Tottenham Hotspur me rezultat 2:0 në Emirates Stadium, në derbin e xhiros së radhës të Premierligës.
Në këtë ndeshje shënoi i rikthyeri nga lëndimi, Shkodran Mustafi, i cili mungoi që nga tetë tetori kur u lëndua me Gjermaninë kundër Azerbajxhanit.
Ai hapi serinë e golave në minutën e 36’të, ndërsa për 2:0 realizoi Alexis Sanchez në atë të 41’të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.