Lojtar i Cleveland Cavaliers në NBA, Ricky Rubio, bëri të ditur se do të pushojë nga basketbolli në mënyrë që të mund të fokusohet në shëndetin e tij mendor.
Ky lajm vjen pak përpara se shokët e tij të kombëtares spanjolle të mbrojnë titullin e tyre të Kupës së Botës FIBA.
Rubio, i cili pritej të ishte pjesë e skuadrës spanjolle që do të garojë në Kupën e Botës që ka filluar më 25 gusht në Filipine, Japoni dhe Indonezi, u shpall lojtari më i vlefshëm i edicionit më 2019.
"Kam vendosur të ndaloj aktivitetin tim profesional për t'u kujdesur për shëndetin tim mendor" .
“Do të kërkoja që të respektohej privatësia ime në mënyrë që të përballem me këto momente dhe të mund të jap më shumë informacion kur të jetë koha e duhur” shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
32-vjeçari Rubio, i cili u zgjodh i pesti në përgjithësi në Draftin e NBA-së 2009, humbi pjesën më të madhe të dy sezoneve të fundit ndërsa u rikuperua nga një dëmtim.
Rubio u rikthye në lojë në janar dhe shënoi mesatarisht 5.2 pikë, 3.5 asistime për ndeshje me Cavaliers.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.