Drejtori i futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se futbollistët e Serbisë sapo kanë mbërritur në stadiumin “Air Albania”.
Sadiku tha se futbollistët serbë janë pritur me fishkëllima nga tifozët brenda stadiumit por edhe me këngë të Adem Jasharit e Vaçe Zelës.
“Sapo kanë mbërritur në stadium futbollistët e Serbisë dhe nuk janë mirëpritur aspak mirë. Janë pritur me këngën e Adem Jasharit. Edhe pse ka pasur dyshime nëse këto këngë do të lëshohen para ndeshjes apo jo. Futbollistët e Serbisë nuk e kanë pritur mirë këtë reagim të tifozëve”, tha Sadiku, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, gazetarja Lorina Dula, ka bërë të ditur se për dallim nga dje ku flamuri i Serbisë ishte më i vogël, i njëjti është ndërruar sot dhe sot është në përmasa të normales.
“Flamuri i Serbisë dje ishte më i vogël, kurse sot është në përmasa të normales”, tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=_WWnt7Az0aw
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.