Lajmet e fundit
Tensionet e skuadrës me trajnerin u vërjetën edhe një herë tjetër, kur lojtarët nuk ftuan as atë, por as stafin tjetër teknik në Darkën e Krishtlindjeve.

Skuadra e Real Madridit u mblodh e vetme, pa ftuar aski nga stafi teknik për Darkën e Krishtlindjeve në restaurantin Fox të Madridit.
Duke shfrytëzuar kohën e lirë pas përjashtimit të Realit nga Copa del Rey – pas angazhimit të Denis Cheryshev në përballje me Cadizin, megjithëse s’kishte të drejtë të luante – skuadra u mblodh, ndoshta, për të kuptuar çfarë u duhet për të fituar dy ndeshjet e fundit të vitit ndaj Rayo Vallecanos dhe Real Sociedadit.
Lojtarët e kuptojnë mirë rëndësinë e përfundimit të vitit sa më mirë në mënyrë që viti tjetër të niset më lehtë.