Mbrëmë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u stolisën me medaljen e artë në Lojërat Olimpike "Paris 2024", pasi mposhti Francën në finale me rezultat 98:87.
Tashmë është bërë publike edhe pesëshja më e mirë e këtij turneu.
Aty bëjnë pjesë: Dy basketbollistë nge ShBA-ja, Stephen Curry dhe Lebron James, një nga Franca, Victor Wembanyama, një nga Serbia Nikola Jokiq, dhe një nga Gjermania Dennis Schroder.
Po ashtu është zgjedhur edhe trajneri më i mirë.
Ky epitet i takon atij francez Vincent Collet, i cili udhëhoqi skuadrën drejt medaljes së argjendtë.
Kurse MVP i kësaj gare u zgjodh Lebron James.
James ka një mesatare prej 14.2 pikë, 6.8 kërcime dhe 8.5 asistime, gjatë garave të olimpiadës në basketboll.
ALL-STAR FIVE of #Paris2024 Men's #Basketball
?Dennis Schroder, Germany ??
?Stephen Curry, USA ??
?LeBron James, USA ??
?Victor Wembanyama, France ??
?Nikola Jokic, Serbia ?? pic.twitter.com/4cxZwzISTF
— FIBA (@FIBA) August 10, 2024
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.