Artpolis, Qendra për Art dhe Komunitet, sjell leximin skenik të quajtur “Lojëra në Oborrin e Pasmë” me autore Edna Mazya të shqipëruar nga Artur Lena.
Leximi do të interpretohet sonte, në parkun e qytetit të Prishtinës, nga ora 20:00.
Këtë lexim skenik para publikut do ta prezantojë Trupa artistike rezidente e Qendrës për Art dhe Komunitet.
Ngjarja zë vend në vitet 1988-91 në këndin e lojërave të qytetit Kibuts të Izraelit, në të cilën trajtohet dukuria e ngacmimeve seksuale, një dukuri kaq prezente edhe në shoqërinë tonë, shkruan Artpolis, transmeton Klankosova.tv.
Në qendër të kësaj vepre është përdhunimi i një vajze 15 vjeçare nga katër djem të rinj në oborrin e pasmë, por mbi të gjitha gjyqi publik që i bëhet viktimës, e cila pëson edhe një dhunim të dytë ligjor, pasi, sipas gjykatës "ishte ajo që e nxiti dhunimin”.
Zhaneta Xhemajli, Mikel Markaj, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Blerta Gubetini dhe Art Pasha do të jenë aktorët që marrin pjesë në lexim.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.