Dramë e vërtetë basketbollistike u zhvillua në çerekun e parë ndërmjet Pejës dhe Proton Cable Prizrenit.
Sa njëra e sa tjetra skuadër e merrnin avantazhin gjatë 10 minutave të para, në duelin e vlefshëm për xhiron e dytë, por që nuk ishte zhvilluar shkaku i angazhimeve të Pejës në kualifikimet e FIBA Europe Cup, njofton Klankosova.tv.
Vendasit e mbyllën këtë fraksion të ndeshjes me një pikë epërsi 26:25.
Edhe çereku i dytë u karakterizua me dinamikën e njejtë ku të dy ekipet sulmonin me krejt forcat, deri kur pejanët nisën shkëputjen pasi kaluan 13 minuta lojë të rregullt.
Pejanët nuk lejuan befasi duke e mbyllur pjesën e parë me 10 pikë në epërsi 49 me 39.
Kjo është loja e parë pa trajnerin Rami Hadar, i cili dha dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes nga Golden Eagle Ylli.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.