Lajmet e fundit

Argjentina e ka fituar Kampionatin Botëror "Qatar 2022".
Fituesi ishte parashikuar edhe nga loja elektronike "FIFA".
Por, sigurisht se i gjithë simulimi ka rezultuar i saktë.
Madje, në finale ishte parashikuar se do ta mposhte Brazilin me rezultat 1:0.
Të dielen në "Lusail" skuadra e Lionel Scalonit fitoi në penallti, kundër Francës pasi që fituesi nuk u përcaktua as pas vazhdimeve.
Gjatë 120 minutave lojë, rezultati ishte 3:3.
Triumfi në "Qatar 2022" e realizoi ëndrrën e kahmotshme të mbretit të topit Lionel Messi.