Lajmet e fundit

Një person është arrestuar pasi ia vuri flakën shtëpisë së tij sepse ai ishte “sëmurë dhe ishte lodhur duke e pastruar”.
Policia australiane arrestoi Anthony Graeme Humphreyn në Victoria, pasi besohet se ia kishte vënë flakën shtëpisë derisa gruaja e tij ishte në gjumë.
Policia njoftoi se Humphrey dhe gruaja e tij gjatë ditës kishin pasur mosmarrëveshje, ndërsa ai është arrestuar për dëme dhe sulm ndaj gruas së tij, transmeton Koha.net.
100 mijë dollarë është vlera e dëmit që ka shkaktuar Humphrey me djegien e shtëpisë./Lajmpress