“Love” quhet kënga e fundit e reperit Lluni, pasi erdhi si bashkëpunim me mikun e tij, Lyrical Son.
Vëmendje në rrjetet sociale morri kryesisht forma e repturës dhe teksti i këngës. Tashmë Lluni njihet për tekstet e tij eksplicite dhe për “dissat” kundrejt pjesëtarëve të showbizzit.
Këngët që ai zakonisht i shkruan duket se e kanë një audiencë besnike dhe ndër të tjera, marrin shifra reale në kanalin Youtube, dhe jo detyrimisht të arrijnë standardin e dhjetëra miliona shikimeve. Lluni është goxha i rezervuar për jetën e tij private. Kurse ngjashëm edhe për atë profesionale.
Bashkëpunimet i mban kryesisht me miqtë e tij të afërm, dhe duket si dikush që nuk synon të del prej rehatisë së tij për projekte më ekstravagante. Kjo është ndoshta edhe formula që i ka bërë fansat ta duan e ta dëgjojnë edhe më shumë.
Burime të emisionit Prive Klan Kosova mësojnë që Lluni po përgatit një album për ta publikuar gjatë verës. Albumet duket se do të jenë në trend edhe këtë vit.
Se sa unik do të jeni Lluni e me kë do të bashkëpunojë, mbetet të presim stinën e nxehtë. Një gjë është e sigurt: Lluni do të sjellë hite përmes repit dhe vargjeve të tij.
https://youtube.com/shorts/ACgTMz-GNFY?si=sCJp9KzIQVxEj3KB
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.