Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar dy ditë më parë me kërkesën për rritje rroge.
Nexhat Llumnica, kryetar i sindikatës së tyre, ka thënë nëse kjo kërkesë, bashkë me disa të tjera ai ajo për shujtën dhe pagesën e ndërrimit të natës, nuk plotësohen, atëherë veprimet e tyre sindikale do të shtrëngohen.
Ai në emisionin Portofol në Klan Kosova FM ka thënë se edhe mund ta lënë prodhimin.
“Ka forma të ndryshme të grevës, deri tek ndalja e prodhimit. Nuk duam ta përdorim ndaljen e energjisë duke e ditur se furnizimi bëhet nga ne. Por nëse qeveria nuk ndërmerr diçka, atëherë na duhet të veprojmë, derisa të realizohen kërkesat, që mund të jenë edhe te reduktimi i energjisë”, është shprehur Llumnica.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=3gckmOoEBnM
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.