Lajmet e fundit

Real Madrid ia ka ripërtrirë kontratën Marcos Llorentes deri më 2021, dhe e ka gëzuar lojtarin, pavarësisht mungesës së minutazhës në sezonin 2017/2018.
Emilio Butragueno përfaqësoi klubin në këtë ngjarje që shënoi vazhdimin e karrierës së Llorentes në Santiago Bernabeu, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.
“Jam shumë i lumtur që kam mundësinë ta zgjas kontratën këtu, është klubi i jetës sime, dhe ka qenë ëndërr që kur isha fëmijë”, u tha Llorente reporterëve më pas.
“Jam përplot durim, e di sa i ri jam dhe niveli është aq i lartë në këtë klub, por kam dëshirë që të mësoj dhe të rritem”.