Lajmet e fundit

Fernando Llorente mund të kthehet te Juventus, sipas agjentit dhe vëllait të tij, Jesus Llorente.
Spanjolli iu bashkua Tottenham Hotspur në verë nga Swansea City, pasi që më herët kishte luajtur për Atheltic Bilbaon, Juventusin dhe Sevillën, por ka hasur në probleme që ta gjejë rrjetën që prej kalimit te klubi londinez.
“Nuk e dini kurrë”, tha Llorente për Tuttomercatoweb, kur u pyet për një rikthim potencial në Serie A.
“Në të kaluarën ka pasur disa spekulime, por një gjë është e sigurt: në Itali, Llorente do të kthehet vetëm te Juventusi”.