Lajmet e fundit
‘Zonja e vjetër’ do së paku 12 milionë euro për spanjollin që ka edhe dy vite të mbetura në kontratë, por ‘Rojiblancos’ kanë ofruar vetëm gjysmën e kësaj vlere.

Zyrtarët e Juventusit janë të frustruar pasi përpjekjet e tyre për të arritur marrëveshje me Sevillan për Fernando Llorenten nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.
Spanjolli iu bashku torinezëve si transfer i lirë nga Athletic Bilbao në vitin 2013, ndërsa ka edhe dy vite të mbetura në kontratë me skuadrën italiane.
Megjithëse ishin dyshe e fortë, Llorente dhe Tevez, i pari e humbi vendin si startues pas kalimit në Torino të Alvaro Moratas.
Kështu, Juventus do që spanjolli të shitet sa më shpejtë dhe për këtë ka kërkuar 12 milionë euro.
Por, Sevilla duket e painteresuar për të paguar këtë vlerë. Spanjollët kanë ofruar vetëm 6 milionë euro, gjë që ka irrituar drejtuesit e klubit italian.
Si rezultat, kthimi i Llorentes në La Liga ka mbetur pezull, deri në një ofertë tjetër të skuadrës spanjolle.