Lajmet e fundit

Oscars sot kanë paralajmëruar se në natën e 28 shkurtit kur do të mbahet mbrëmja Oscars, do të ketë një grup të ndryshëm të prezantuesëve.
Së bashku me ata që do të jenë pjesë e ceremonisë do të jenë edhe Benicio Del Toro, Whoopi Goldberg dhe Kevin Hart.
“Secili nga këta artist sjell një element të veçantë në skenën e Oscars”, u shprehën producentët e Oscars, David Hill dhe Reginald Hudlin.
Kjo akademi e filmit këtë vit është kritikuar shumë për shkak të mungesës së “diversitetit” dhe mungesës së nominimit të aktorëve dhe filmave të bëra nga njerëzit me ngjyrë. Për shkak të kësaj shumë persona të famshëm kanë deklaruar se do e bojkotojnë Oscarin e sivjetshëm.
Të tjerë performues dhe moderatorë që do të jenë pjesë e mbrëmjes së 88-të të Oscars, janë: Tina Fey, Ryan Gosling, Lady Gaga, Sam Smith, Charlize Theron, Jacob Tremblay, The Weekend dhe Pharrell.
“Të gjithë këta së bashku përfaqësojnë shumë histori emocionuese të eksperiencës njerëzore dhe ne jemi të nderuar që ata do të jenë pjesë e kësaj feste”, u shprehën producentët.
Ky njoftim, erdhi pas sugjerimit të regjisorit, Spike Lee, i cili ka thënë se ndoshta duhet të ketë kuoata për aktorët me ngjyrë, aziatik si dhe aktorë të tjerë nga pakicat etnike.
Kurse aktorja Charlotte Rampling këtë gjë e ka quajtur “racizëm kundër të bardhëve”, kurse fituesi i dyfishtë i Oscars, Sir Michael Caine, është shprehur se akorët me ngjyrë “duhet të jenë më të durueshëm”.