Lajmet e fundit

Llapi ka triumfuar ndaj Fushë Kosovës me përmbysje, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Krasniqit, në minutën e 28, teksa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Ilir Blakçori barazoi rezultatin, me një gol të bukur në minutën e 49’.
Ndërsa, ishte Hyseni, ai që ia dha fitoren llapianëve në udhëtim te Fushë Kosova, me një gol në minutën e 76’.
Llapi pas tri ndeshjeve renditet në vendin e katërt me gjashtë pikë, teksa Fushë Kosova në fund të tabelës me zero sosh.
Ndërkohë dueli në mes Dukagjinit dhe Lirisë në Klinë, është mbyllur pa gola. /Klankosova.tv.