Lajmet e fundit

Dukagjini ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit, me rezultat 2-1, në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Ahmed Januzi, në minutën e 9-të, teksa pavarëisht shumë rasteve tjera gjatë pjesës së parë, u mbyllë me këtë rezultat pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Dukagjini shënoi edhe njëherë me Januzin, në minutën e 70-të, teksa krejt në fund të ndeshjes, Llapi arriti të ngushtojë epërsinë në 2-1, me këtë rezultat u mbyllë ndeshja.
Dukagjini edhe pas fitores mbetet në vendin e tetë me 29 pikë, pas 26 ndeshjeve, teksa Llapi në vendin e katërt me 41 pikë. /Klankosova.tv/