Lajmet e fundit

Klubi futbollistik Llapi ka njoftuar se ka nënshkruar me Suad Sahitin.
28-vjeçari ka firmosur sot kontratën që e mban lidhur me klubin llapian deri në verën e vitit 2024, transmeton Klankosova.tv.
“Pas disa ditëve negociata me futbollistin, gjatë ditës së sotme është arritur marrëveshja finale për nënshkrimin e kontratës 1 vjeçare e gjysmë”, thuhet në njoftim.
Sulmuesi i djathtë ka eksperiencë të pasur në Greqi, Bullgari, Poloni e së fundmi në Kroaci, ku ishte pjesë e skuadrës së Sibenikut.
Sahiti në vitin 2014 iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit në Maqedoni, kurse tri vite më pas u transferua në Shqipëri tek Skënderbeu.
Pas një edicioni, sulmuesi i djathtë u transferua tek AE Larisa në Greqi, kurse karrierën e ka vazhduar edhe tek Semptevri Sofia (Bullgari) dhe Wisla Plock (Poloni).