Lajmet e fundit

Llapi ka njoftuar nënshkrimin e sulmuesit Alban Shillovës.
Shillova ka nënshkruar kontratë një vjeçare me llapianët, njofton Klankosova.tv
Sulmuesi së fundi ishte shpallur kampion me skuadrën e Prishtinës.
“Pas disa viteve përpjekje bashkëpunimi, sulmuesi shtatlartë, Shillova i bashkohet Llapit dhe trajnerit Batatina, i cili me vite e ka kërkuar ta ketë Shillovën në Llap, sepse filozofia dhe karakteri i trajnerit për t'u mos u dorëzuar asnjëherë do t'i përshtatej me karakterin të cilin e posedon vetë Shillova”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Shillova më parë ka qenë pjesë e skuadrave si: Bylis, Trepça, Liria, Drita, Flamurtari, Drenica dhe së fundmi tek Prishtina, me të cilët u shpall kampion në edicionin 2020/21.