Llapi dhe Prishtina e Re kanë barazuar 1-1 në xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Podujevasit madje shpëtuan një pikë pasi në pjesën e parë po humbnin 0-1 kur Elvis Prenci shënoi për Prishtinën e Re.
Ata u kthyen në pjesën e dytë falë golit të Arianit Hasanit në minutën e 51-të.
Kështu, Llapi rri i gjashti me 17 pikë, teksa Prishtina e Re mbetet e fundit me nëntë sosh.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.