Lajmet e fundit

Llapi nuk e nisi me këmbë të mbarë aventurën evropiane.
Skuadra kosovare humbi me rezultat 2:0 në Podgoricë nga Buduçnosti, në rrethin e parë kualifikues të Conference League.
Goli i parë u shënua në minutën e 23-të të ndeshjes, nga Mijoviq.
Llapjanët mbetën me një lojtarë më pak kur Bianor u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Dy minuta më vonë, Ignjatovic dyfishoi epërsinë e vendasve.
Javën tjetër, Llapi do ta presë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” Buduçnostin dhe do t’i duhet goxha punë për të vazhduar tutje në raundin e dytë kualifikues.