Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin e sivjetmë.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina triumfoi ndaj Dukagjinit nëpërmjet penalltive me rezultat 4:3.
Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 1:1.
Të parët në epërsi kaluan Dukagjini me Merlakun, derisa rezultatin e barazoi Prençi.
Kjo është hera e parë që Llapi e ka fituar këtë trofe.
Me këtë rast Llapit i mundësohet garimi në fazën kualifikuese.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.