Lajmet e fundit

Llapi ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Ulpianës, duke e mposhtur me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë u karakterizua me shumë raste, por që mungoi konkretizimi në të anët, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Llapi shënoi dy herë, në minutën e 55-të, Alban Shillova, teksa në minutën e 63-të, Qlirim Avdulli shënoi autogol.
Llapi pas kësaj fitore kalon në pozitën e katërt me 32 pikë pas 19 ndeshjeve, teksa Ulpiana mbetet në vendin e 9-të, me 18 pikë. /Klankosova.tv/