Lajmet e fundit

Llapi ka shënuar fitore ndaj Trepçës ‘89’, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se pati raste nga dy anët.
Në pjesën e dytë, të parët në epërsi kaluan vendasit, me anë të Festim Alidemas, në minutën e 47’.
Nuk vonuan shumë dhe mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Ardian Mujës, në minutën e 59’.
Llapi prapë kaloi në eëpërsi në minutën e 74’, me anë të Firminos, i cili ishte i saktë nga penalltia. Kështu kjo ndeshje përfundoi me këtë rezultat.
Llapi pas fitores kalon në vendin e pestë me 26 pikë, nga 20 ndeshje, teksa Trepça ’89 renditet në pozitën e shtatë me 22 pikë. /Klankosova.tv.