Lajmet e fundit

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë vikend me ndeshjet e javës së 14-të.
Të shtunën në program janë dy ndeshje për t'u zhvilluar. Ekipi i Ferizajt që është në krizë të rezultateve tash e shtatë ndeshje rresht e pret në shtëpi skuadrën e Drenicës e cila pas barazimit me Malishevën synon të kthehet te fitorja.
Kjo sfidë fillon nga ora 13:00, njofton KlanKosova.tv.
Në të njëjtën kohë në “Liman Gegaj” zhvillohet edhe një takim tjetër. Malisheva e pret në shtëpi klubin e Trepça’89 që nuk di për fitore për katër ndeshje radhazi.
Dy duele do të zhvillohen edhe të dielën.
Gjilani i pozitës së katërt do të takohet me Dukagjinin e vendit të tetë. Ballafaqimi ndërmjet tyre do të transmetohet direkt në Klankosova nga ora 13:00.
Në anën tjetër, në po të njejtën kohë, Llapi në “Zahir Pajaziti” e pret lideren aktuale, Dritën.
Teksa, për shkak të angazhimit në gara europiane, dueli ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës u shtye.