Llapi dhe Prishtina u ndanë në 'paqe'.
Ndeshja mes tyre e cila u zhvillua në stadiumin "Zahir Pajaziti", përfundoi pa gola 0:0.
Kështu as këtë javë skuadra e Tahir Batatinës, nuk arritën t'ia rrëmbëjnë kreun Ballkanit.
Aktualisht, llapjanët janë në vendin e dytë me 44 pikë, një më pak se kampioni aktual i Kosovës në futboll.
Ndërkaq Prishtina, është në vendin e pestë me 31 pikë.
Pa gola përfundoi edhe ndeshja në mes të Lirisë dhe Fushë Kosovës.
Derisa, Drita e ka mposhtur me rezultat 2:0, Dukagjinin.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.