Lajmet e fundit

Llapi do të përballet sot me Dritën, në kuadër të xhiros së 14-të, në Superligën e Kosovës.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 13:00.
“Intelektualët” aktualisht janë liderë, me 30 pikë të grumbulluara nga 13 ndeshje, dhe do të synojnë fitoren e radhës ndaj llapianëve.
Ndërkohë, Llapi renditet në vendin e shtatë me 13 pikë, pas 12 ndeshjeve.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani pret Dukagjinin, që është duke kaluar nëpër një formë të mirë, në ndeshjet e fundit. /Klankosova.tv