Lajmet e fundit

Llapi dhe Drita do të përballen në finale të Super Kupës.
Skuadra e Llapit mposhti atë të Prishtinës me rezultat 2-0, me të dy golat të shënuar në pjesën e dytë. Autorët e golave ishin Bianor në minutën e 59-të, dhe Francisco Riviera në të 80-ën.
Ndërsa, Drita barazoi 2-2 me Ramiz Sadikun, por që kaloi tutje me fitoren 3-0 nga loja e parë. /Klankosova.tv/