Lajmet e fundit

Llapi ka fituar tre pikë të rëndësishme në Albi Mall Superligën e Kosovës pasi në shtëpi e mposhti Dritën.
Llapjanët triumfuan me rezultatin 4:1.
Ekipi i Tahir Batatinës e nisi mirë takimin pasi epërsinë e mori në minutën e nëntë kur Drilon Fazliu shënoi.
Më pas, me radhë realizuan edhe Bianor Neto, Kushtrim Shabani e Francisko Rivera.
Golin e vetëm për Dritën e shënoi Marko Simonovski.
Ndërkohë në sfidën tjetër, Gjilani mposhti Dukagjinin.
“Skifterat” fituan minimalisht 1-0 pas golit të Arbnor Ramadanit.
Ramadani shënoi në minutën e 85-të duke e marrë epitetin e lojtarit të ndeshjes.