Lajmet e fundit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri.
Lladrovci uroi në veçanti familjet e dëshmorëve e martirëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, kontribuesit për çlirimin e Kosovës dhe familjet e heronjve tanë të luftës dhe paqes që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë.
"Në këtë ndërrim motesh, të gjithëve ju uroj gjithë të mirat, paçi shëndet, mirëqenie e sukses në vitin që po vjen", tha Lladrovci transmeton Klankosova.tv.