Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili në këto zgjedhje po garon përmes platformës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ditën e sotme e kaloi me qytetarët e Abrisë dhe Tërdecit.
Ai tha se atje qëndroi bashkë me kandidaten, Anjeza Kurtaj, Labinot Halilaj dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës dhe me këtë rast tha se shpalosën disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”.
“Vazhdimi i qeverisjes së mirë është motivi ynë për qeverisje bashkë me qytetarët kampion, qeverisje me transparencë dhe llogaridhënie. Zhvillimi i qëndrueshëm e gjithëpërfshirës ndër vite, me suksese të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, shërbime publike, krijimi i vendeve të reja të punës, bujqësi dhe fushat tjera me barazi para ligjit, është puna jonë, është letërnjoftimi ynë për mandatin e ardhshëm”, u shpreh Lladrovci.
Ai tha se qytetari i komunës së Drenasit voton me bindje, për vepra, për rezultate, me nder e dinjitet, “voton pse është zot në shtëpi të vet, me 101 arsye ‘Për Drenasin Kampion’”.
Lladrovci falënderoi qytetarët e pranishëm në tubimet zgjedhore. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.