Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci mbështeti nga afër protestën pro UÇK-së në Tiranë.
Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha se kjo protestë përcolli përcjell porosinë se, sipas tij, procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë dhe me shkelje të shumta, transmeton Klanksova.tv.
Ndër të tjera ai tha se sot, Sheshi "Skënderbeu" në Tiranë, ishte më i bukur se çdo herë .
“Sheshi "Skënderbeu" në Tiranë, më i bukur se çdo herë. Protesta përcjell porosinë se procesi gjyqësor në Hagë është i padrejtë dhe me shkelje të shumta. Liri për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!”, ka shkruar Lladrovci.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.