Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas eliminimit të Feronikelit nga garat e rrethit të dytë kualifikues të Europa League.
Me këtë rast Lladrovci tha se duhet pranuar si disfatë ëndrrën për kualifikim.
"Disfata e Ferronikelit duhet pranuar si disfatë për një ëndërr kualifikimi edhe për futbollin e vendit tonë."
I pari i Drenasit shprehu bindjen se do të ketë edhe përballje të tjera, por na duhet më shumë vullnet dhe fat.
"Ne do të matemi më shpesh në skenën ndërkombëtare të futbollit se kemi energji e vullnet, por na duhet edhe më shumë fat.".
Ai përgëzoi lojtarët për angazimin e treguar.
"Përgëzime për lojtarët, trajnerin dhe Presidentin Naser Rama. Kemi merituar më shumë por megjithatë, na mbetet të dëshmohemi në sezonin e ardhshëm!"