Lajmet e fundit

Philippe Coutinho është pajtuar që t’i bashkohet Barcelonës këtë verë, por Liverpool po kërkon një shumë prej 90 milionë eurosh, raportojnë mediat spanjolle.
Barcelona e ka siguruar Coutinhon që do të jetë titullar marrë parasysh aftësinë e tij që të luajë në një numër pozicionesh të ndryshme në sulm, shkruan gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.
Kampionët e Spanjës ende nuk janë futur në negociata të drejtpërdrejta me Liverpoolin, por do t’i afrohen klubit të Premier Ligës pasi të ketë mbaruar sezoni.
Megjithatë, Barcelona duket se nuk do t’i japë 90 milionë funtet e kërkuara për brazilianin pasi që konsideron se janë shumë e madhe.