Liverpooli ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1 dhe tani pozicionohet në vendin e tretë në Premier Ligë me 52 pikë, sa ka edhe Manchester City.
Golin e epërsisë për skuadrën e Jurgen Klopp e shënoi Roberto Firmino në minutën e nëntë.
Pastaj, në minutën e 40 shënoi Sadio Mane dhe me rezultat 2-0 skuadrat shkuan në pushim.
Mysafirët ngushtuan epërsinë me anë të Danny Welbeck në minutën e 57-të.
Por, Liverpool arriti të shënoi edhe një herë me anë të Wijnaldum në minutën e 90.
Ndeshja e ardhshme Arsenal e zhvillon me WBA, ndërsa Liverpool luan kundër Burnleyt, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.