Liverpooli do të tërheqë nga përdorimi fanellën me numër 20 në nder të sulmuesit Diogo Jota, i cili vdiq tragjikisht në një aksident me makinë së bashku me vëllain e tij Andre Silva.
Të Kuqtë e morën vendimin pas konsultimit me gruan e Jotas, Rute Cardoso, dhe familjen e tij, që do të thotë se portugezi "do të jetë përgjithmonë numri 20 i Liverpoolit", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Një deklaratë e Liverpulit, i jashtëmtha se numri "do të tërhiqet në nder dhe kujtim të Diogos në të gjitha nivelet", përfshirë ekipin e grave dhe në të gjithë akademinë.
Ata shtuan: "Ky veprim është njohje jo vetëm e kontributit të pamatshëm që djaloshi ynë nga Portugalia dha në sukseset e Reds në fushë gjatë pesë viteve të fundit, por edhe e ndikimit të thellë personal që ai pati te shokët e tij të ekipit, kolegët dhe mbështetësit dhe lidhjet e përjetshme që ndërtoi me ta."
Jota u bashkua me Liverpoolin nga Wolves në vitin 2020 dhe shënoi 65 gola në 182 paraqitje për klubin. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.