Skuadra e Arne Slott, arriti fitore minimale dhe mjaft të vështirë në fundjavën që lam, ndaj Burnleyt, duke vazhduar suksesshëm startin perfekt të kampionatit.
Kjo fitore u arrit në minutat shtesë së lojës, falë penalltisë së konkretizuar nga Mo Salah, transmeton klankosova.tv.
Kjo ishte fitorja e 4-të e Liverpoolit në kohën shtesë, duke e bërë këtë skuadër shumë të rrezikshme në minutat e fundit.
'Kisha besim të madh te skuadra, pavarësishtë 90 minutave të vështira. Kur pash vetëm 5 minuta lojë shtesë, u shokova, ngase ndeshja pati shumë ndërprerje. Mirëpo kur realizuam, isha i kënaqur që patëm vetëm kaq minuta shtesë. Fitorja ishte e rëndësishme' deklaroi trajneri holandez.
Liverpooli pas kësaj fitore, prin e vetme në krye të Premier League me 12 pikë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.