Lajmet e fundit

Liverpooli ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion, pasi mposhti 4:1 Leicester Cityn në xhiron e katërt të Premierligës
Skuadra e Jurgen Klopp e nisi mirë takimin ndaj Leicester Cityt, duke kaluar në epërsi pas 13 minutave lojë.
Rezultatin e kësaj ndeshje e zhbllokoi sulmuesi Roberto Firmino. Për 2:0 shënoi Sadio Mane në minutën e 31’të. Para se skuadrat të shkonin në pushim, Lucas Leiva bëri një gabim, duka ia mundësuar Jamie Vardyt të ngushtojë epërsinë në 2:1, shkruan albeu.com
Ndërkohë, në pjesën e dytë, Liverpooli sërish tregoi se ishte më i mirë se kampioni i Premierligës, duke shënuar për 3:1 dhe rezultatin përfundimtar të kësaj sfidoje.
Realizues ishte mesfushori, Adam Lallana, i cili në minutën e 56’të të ndeshjes shënoi golin përfundimtar të këtij takimi, pasi deri në fund, rrjetat nuk u tundën nga asnjëra anë.