Lajmet e fundit

Liverpool ka konfirmuar që ka nënshkruar kontratë me portierin Adam Bogdan, i cili u transferua në këtë ekip nga Bolton Wanderers.
Liverpool ka siguruar portierin Bogdan pasi kontrata e këtij të fundit skadon me Bolton në fund të këtij muaji, transmeton Klan Kosova.
Hungarezi iu bashkëngjit ekipit Bolton në vitin 2007 dhe ka bërë mbi 100 paraqitje në kuadër të këtij ekipi.
Bogdan bëhet transferi i tretë për Liverpoolin në mbyllje të sezonës, pas James Milner nga Manchester City dhe Danny Ings nga Burnley. / klankosova.tv