Lajmet e fundit
Skuadra nga Anfield Road ka shprehur interesim për të transferuar në radhët e veta gardianin e dytë të Barcelonës.

Marc-Andre Ter Stegen është një nga caqet e Liverpoolit.
Gjermani, që tek Barcelona është portier i dytë, ka bërë një varg gabimesh në paraqitjet e tij me skuadrën katalane, duke humbur kështu në masë të madhe besimin e Luis Enriques.
Liverpooli në portë ka Simon Mignoletin, por tani që shef i panikës është Jurgen Klopp gjërat mund të ndryshojnë.
Mignolet ka shkëlqyer në disa ndeshje vendimtare të Reds dhe një transferim i mundshëm i gjermanit në Anfield Road do të ngriste në maksimum luftën për pozitën e titullarit.